Bushati: PS është ekip, nuk kanë rëndësi emrat e përveçëm, kemi vizion për Shqipërisë
Në një intervistë për Ora News, deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se PS ka filluar qysh tani përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se qysh nga nesër niset një proces të madh me besimin e qytetarëve shqiptarë dhe me atë që e quajti si sfidë të trefishtë me tërmetin, pandeminë dhe ndarja e Shqipërisë nga periudha e tranzicionit.
Bushati theksoi se PS nuk bëhet mburojë politike e askujt që ka probleme me ligjin, duke pohuar se secili që ka probleme me ligjin, ka përgjegjësi që të përballet vetë me ligjin.
Bushati: Ne kemi filluar qysh tani përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi partia më e madhe në vend edhe në raport me anëtarësinë. Ne nesër nisim një proces të madh me besimin që na kanë dhënë qytetarët shqiptarë. Ne kemi një sfidë të trefishtë para, me tërmetin, pandeminë dhe ndarja e Shqipërisë nga periudha e tranzicionit. Duhet të jemi një vend i vlefshëm i NATO-s dhe vendeve evropiane. Ne nuk kemi një garë me partitë e tjera, por me sfidat që kemi para lidhur me qytetarët shqiptarë.
Ne kemi qenë iniciatorë të reformës në drejtësi dhe e kemi miratuar atë. Më në fund mund të shohim që drejtësia do të marrë çështjet e saj. Sigurisht nuk mund të merremi me çdo çështje politike që ngre opozita, por me to duhet të merret drejtësia. Ne si PS nuk bëhemi mburojë politike e askujt që ka probleme me ligjin. Ky është ndryshimi, secili që ka probleme me ligjin, ka përgjegjësi që të përballet vetë me ligjin.
Bushati shtoi se nuk kanë rëndë emrat e rinj për kabinetin Rama sepse PS, sipas tij, është një ekip i përbashkët.
Bushati: Ne si PS kemi një vizion se si do të qeverisim Shqipërinë dhe kjo nuk është një luftë emrash. Unë vetë si kryetar i PS-së në Tiranë kam pranuar që të marr ndonjë goditje për ekipin. Prandaj ne kemi marrë 74 mandate duke i dhënë qeverisjen qytetarëve shqiptarë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me ekonominë dhe pandeminë. Nuk besoj se do të kishte një qeveri që do të bënte me shumë se kaq. Ndërkohë, Basha duket se ka kuptuar se pas 5 humbjeve nëse nuk sillet mirë me qytetarët shqiptarë mund të ngelesh në stol përjetë.
