I dha fund jetës në banesë, fermeri kishte marrë borxh për të ngritur sera

Florenc Cjapi, 48-vjeç, i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij në Roskovec, dyshohet se kishte pasur borxhe.

Sipas asaj që kanë deklaruar fqinjët,  Cjapi, ishte rikthyer tre vite më parë nga Greqia në fshatin e lindjes Suk 1 të Roskovecit dhe i ishte përkushtuar bujqësisë.

48-vjeçari, me fitimet nga emigracioni borxhe e kredi, kishte ngritur sera me shalqi, por që nuk kishte marrë përfitimet e pritura.

Nuk dihet ende se cili është shkaku që ai ka bërë një veprim të tillë, por dyshohet se fermeri i ka dhënë fund jetës si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

"Me sa dëgjova ishte në depresion, kishte dhe borxhe."- është shprehur një nga fqinjët e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 1 shtator rreth orës 06:55./Ora News/