Prej katër ditësh aktive, izolohet vatra e zjarrit në Mal të Thatë

Është izoluar pas katër ditësh vatra e zjarrit në Malin e Thatë në Pogradec.

Siç shihet në fotot e siguruar nga Ora News, shihet se dhjetëra hektarë tokë janë përfshirë nga zjarri.

Prej katër ditësh aktive, izolohet vatra e zjarrit në Mal të

Zjarri ishte aktiv prej 4 ditësh në këtë zonë, ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës mori përhapje të madhe, por falë ndërhyrjes është bërë e mundur dhe shuarja e flakëve.

Në shuarjen e zjarrit ndihmuan zjarrfikësit por edhe nga banorët e zonë.

Prej katër ditësh aktive, izolohet vatra e zjarrit në Mal të

Zjarri mendohet i qëllimshëm nga barinjtë e zonës së Malit të Thatë për kullota të reja, por ka dalë jashtë kontrolli./Ora News/