Së shpejti ligji i vijës bregdetare”, Rama: Bashkë me të dhe plani i administrimit të plazheve e pastërtisë

Kryeministri, Edi Rama, njoftoi sot se ligji për vijën bregdetare është drejt përfundimit.

Me anë të një postimi në facebook, ai tha se ky ligj do të jetë gati shumë shpejt së bashku me planin e tij të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.

Lajmin Rama e dha ndërsa njoftoi rifillimin e operacionit "Bregdeti Ynë" për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare pas ndërprerjes së tij në qershor të këtij viti për shkak të sezonit turistik.

Operacioni rinisi nga Dhërmiu ku u shemb me eksploziv një objekt në ndërtim 4 katësh.

Rama shkruan se operacioni do të vazhdojë pa toleruar askënd.