Kapen me 69 kg kanabis, arrestohen tre shqiptarë në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 16:55
Tre shqiptarë dhe një grek, janë arrestuar ditën sotme nga policia, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat greke bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe 68 kilogram kanabis në Atikë.
Gjithashtu nga kontrollet u gjetën dhe u konfiskua edhe 15,250 euro, 26 gëzhoja, një revistë, 18 telefona celularë, bllokues elektronik.
Nuk është bërë me dije se kush janë të arrestuar, ndërkohë priten që këto të fundit të dalin para Gjykatës ku do të njihen edhe me masën e sigurisë.
