Në Tiranë shkollat me protokolle anticovid, prindërit më të sigurt me mësues të vaksinuar

Për disa nxënës kjo e mërkurë shënoi ditën e parë të shkollës…

Nxënësit e mësimit parauniversitar kanë nisur këtë 1 shtator mësimin plotësues. Ai do të nisë në orën 08:30 dhe do të mbarojë në orën 11:00. Lëndët të cilat do të përsëriten do të jenë matematika, gjuha shqipe dhe gjuha e huaj.

Me lule në duar,  fëmijët ju drejtuan shkollës.

Hyrja e nxënësve u bë sipas rregullave anticovid, ata ishin të pajisur me maska dhe ju mat temperatura.

Me gëzim e kanë pritur fillimin e shkollës, dhe thonë se orët plotësuese janë tepër të rëndësishme për ta, duke pranuar se nga mësimi online kanë hasur edhe paqartësi. 

"Më pëlqen që të vij në  shkollë dhe e dua shumë mësuesen time."

"Mendoj se po pasi kemi edhe mangësi nga mësimi që kemi bërë më përpara dhe mendoj që të marrim disa njohuri më shumë. "

"Dua që t'i përsëris pak lëndët për shkak të mangësive nga viti i kaluar."

 Edhe prindërit i shohin si periudhë të rëndësishme javët  e përsëritjes.

"Po shumë i rëndësishëm sepse ka pasur shumë mungesa dhe jam shumë e kënaqur që po fillon."

"Ta provojmë tani s'di të të them saktë, prandaj e solla vajzën sot në shkollë."

 Ndërsa shtojnë se janë shumë më të sigurt tani që pjesa më e madhe mësuesve janë të vaksinuar.

"Shumë më e sigurt dhe më e sigurt që e solla."

"Mendoj se vaksinimi është i mirë për të gjithë sepse e para është për të mirën tonë dhe na bën më të sigurt."

"Vaksinimi është i rëndësishëm për ët gjithë dhe na bën të ndihemi më të sigurt."

Mësimi plotësues do të zgjas deri në datën 24 shtator, deri atëherë pjesëmarrja do të jetë fakultative.

Në këtë proces përsëritës do të jenë edhe nxënësit e klasave të para, të cilët më së  shumti do të angazhohen në aktivitete sportive dhe argëtuese.

Mësimi zyrtarisht pritet të nis në 27 shtator, de sipas protokollit anticovid,  maska, distancimi dhe dezinfektimi janë rregullat që do të jenë të pranishme edhe këtë vit./OraNews/