Tiranë: Policia e kap me shoferët e autobusëve. I gjen pa leje, 14 ishin nën efektin e alkoolit

Policia e Tiranës ndërmori një aksion për kontrollin e shoferëve që drejtojnë autobusët.

Nga ky kontroll janë konstatuar dhe proceduar

12 drejtues autobuzash ishin të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.

 34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.

 44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.

 21 autobuza të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar.

 22 autobuza të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.

 60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.

 14 drejtues autobuzash për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët  2 në gjendje të dehur.