Shqiptarët në Spanjë sekserë të marijuanës, kontaktojnë me mafien spanjolle e gjejnë blerës
Një grup kriminal i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit nga shqiptarët është goditur gjatë operacionit “Dobra” të zhvilluar njëherësh në Shqipëri, Gjermani dhe Spanjë. Policitë e tri shteteve dhe europoli kanë vënë në pranga 107 persona.
Kreu i policisë Ardi Veliu tha se shqiptarët e arrestuar në spanjë e gjermani do ti nënshtrohen hetimit pasuror ndërkohë që vetëm energjia elektrike e konsumuar në ambientet ku mbillej kanabis llogaritet në 1.6 milionë euro.
“Oporacioni do të vazhdojë në vendin tonë duke identifikuar dhe investiguar të gjitha pronat që mund të kenë ardhur si rezultat i këtij aktiviteti kriminal për të gjithë shtetasit e vështirë. Duke goditur pjesën ekonomike i japim një goditje shumë të fortë këtij grupi kriminal” tha Veliu.
Shefi i Divizionit të Hetimeve Kriminale të Skuadrës së Lëvizshme të Policisë Spanjolle, Ramón Chacón, deklaroi se shqiptarët janë sekseret e hashashit të cilët komunkojne me mafian Spanjolle.
"Ne jemi eksportues në Europë, kërkesa nga Gjermania është në rritje. Shqiptarët që vijnë këtu janë sekserët e marijuanës, sepse kontaktojnë mafien spanjolle që merret me ngritjen e shtëpive të barit dhe më pas gjejnë blerësit. Prandaj është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me policinë shqiptare”
Europoli bëri të ditur se në këtë operacion u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.
Hetimi për grupin kriminal filloi në ershor të vitit të kaluar, pas kapjes në gjermani të një sasie kanabisi të fshehur në një ngarkesë me fistikë.
Sipas Europolit, rrjeti ishte i përbërë nga profesionistë nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, ndër të tjera, të cilët, kundrejt pagesës paraprake, ndihmuan organizatën të vendoset në Spanjë, duke u siguruar atyre logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marijuanës e cila shpërndahej në vende të ndryshme në Evropë, përfshirë Gjermaninë, ku vlera e drogës shumëfishohej deri në pesë herë.

