Kryeministri i Sllovenisë: Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor të kthehet në rend dite për BE, ka ardhur koha që...

Në Bled të Sllovenisë po mbahet  Forumi Strategjik ku marrin pjesë kryeministra dhe presidentë të BE-së dhe liderë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e organizuar nga Sllovenia, e cila është kryesuesja e radhës e BE-së, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, është shprehur se ka ardhur koha  që zgjerimi i  Ballkanit Perëndimor të  vihet në rendin e ditës në BE .

Ai është shprehur se ka ardhur koha që zgjerimin e Ballkanit ta bëjmë realitet ose të paktën të hidhen disa hapa.

Më tej shton se shtyrja e zgjerimit të Ballkanit mund të përballemi me kriza në të ardhmen. 

“Çështja e zgjerimit është edhe e ardhmja e Evropës. Kur u krijua BE, etërit themelues nuk folën për perëndimin apo për lindjen, ata folën për Europën, si dhe për zgjerimin e  BE. Ne nuk e kemi arritur atë ende. Ndoshta është krejt normale që përfaqësuesit e vendeve që kanë qenë pjesë të zgjerimit, qoftë edhe ato të valës së parë. Ne e dimë se si kanë qenë gjërat më parë dhe si janë tani. Kjo është një gjë e re për të cilën kemi luftuar dhe ne besojmë që ideja fillestare e etërëve duhet të arrihet. Prandaj unë do të thosha se në rast se Ballkani Perëndimor, do të bëhen pjesë e BE, është se do të përmbushim këtë objektiv themelor të cilin e krijuan vetë etërit themelues të BE. 

Po ashtu mund të bëjmë pyetjen dhe në anën e kundërt, pra çfarë pamje do të ketë BE pas 10 vitesh nëse nuk e ndjekim këtë rrugëtim, në çfarë krizash do të përballemi me të ardhmen apo çarë lloj fqinjësie do të kemi në rajonin tonë. Harrova të përmendja një çështje tjetër, ka qenë presidenca bullgare dhe ajo kroate të cilat  dëshironin që të flisnin për zgjerimet gjatë gjithë kohës që kishin presidencën, por pati kriza, siç ishte pandemia që bëri të mundur që zgjerimin mos ta kishim në përparësi. Është e rëndësishme që kjo çështje të vihet në rendin e BE, çdo ditë. Pati një moment kur patëm një problem siç ishte për Ballkanin Perëndimor dhe ajo që pamë në samitin e Selanikut. Ka ardhur koha ta bëjmë realitet ose të paktën të marrim disa hapa.”