Elbasan/ Po shpërndanin kanabis me doza të vogla, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 23-vjeçar me iniciale E.M. është arrestuar nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij,. B., 28 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.

Ata janë konstatuar duke ecur me motor pa targë. Gjatë kontrollit fizik 23-vjeçarit E. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

“Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në pyllin e fshatit Tregan, duke qarkulluar më një motoçikletë pa targë, që drejtohet pa leje drejtimi nga shtetasi E. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 doza me lëndë narkotike cannabis sativa”- njofton policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B. u gjet një sasi municioni luftarak. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme./Ora News/