Durrës: Burg 3 të arrestuarve si vrasës me pagesë, zbulohet pronari i automatikut gati për qitje në sediljen e BMW
Gjykata ka lënë në burg tre të arrestuarit se do të kryenin një vrasje me pagesë.
Aldi Mustafa, Uran Zyka dhe Tahir Gjinika, u arrestuan më 30 gusht 2021 në lagjen nr 15 të Durrësit, ndërsa në makinën që ata udhëtonin u gjet një mitraloz dhe pistoleta gati për çitje.
Për Gjinikasin është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për akuzën e mos denoncimit të krimit ndërsa për dy të tjerët armëmbajtje pa leje.
Uran Zyka, i cili ishte dënuar më parë për "Kanosje" ka marrë përsipër barrën, duke deklaruar se armët ishin të tijat.
Prokurori I çështjes Enkelda Xhengo, ndërsa gjykatës ishte Petraq Curri.
Hetuesit po presin informacione që mund t'i ndihmojnë në dy kompjuterat laptopë dhe 9 celularët që u sekuestruar gjatë operacionit Misioni.
Edhe pistoletat dhe mitralozi mësohet se po verifikohen në laboratorin e kriminalistikës.
Te arrestuarit e 30 gushtit 2021
Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani
Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Kanosja"
Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.
