Angela Merkel viziton Tiranën më 14 shtator, takohet me Ramën dhe liderët e Ballkanit Perëndimor
Jo vetëm Serbinë, kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë Shqipërinë bëjnë të ditur burimet e kryeministrisë për Ora News.
Mësohet se kancelarja gjermane do të vizitojë Tiranën më 14 shtator në kuadër të samitit të Berlinit.
Sot paradite në forumin e "Bledit" në Slloveni ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç që njoftoi se Serbia po përgatitej të presë kancelaren gjermane.
Vuçiç ka treguar se me Merkel do të flasin për pikëpamjet gjermane mbi rajonin e Ballkanit, duke shtuar se asnjë shtet nuk mund të bëjë progres nëse nuk e ka Gjermaninë në anën e vet.
"Unë besoj se do ta mirëpresim si duhet dhe do të jemi në gjendje të flasim dhe të mësojmë për pikëpamjet që ka Gjermania ka për Ballkanin," tha Vuçiç. Kancelarja për herë të parë ka vizituar Tiranën më 8 korrik 2015. /OraNews/
