Ndodh pas 40 vjetësh. Një lojtar i Romës transferohet te Lazio zyrtarisht

Ndodh pas 40 vjetësh. Një lojtar i Romës transferohet te Lazio
Roma e Lazio janë rivalë, rivalë të përjetshëm, edhe të urryer duhet thënë dhe nuk mund të ndodhë që një lojtarë që vesh fanellën e njërës skuadër të kaloj te fanella tjetër. Për të thyer akujt mes tyre, mendoi Pedro, sulmuesi spanjoll i nxjerrë jashtë planeve të Romës dhe i mirëpritur nga Sarri te Lazio.

Ishte trajneri Italian që e sugjeroi afrimin e sulmuesit pasi është i nevojshëm për skemën e tij me 3 sulmues por operacioni nuk ishte i lehtë.

Pedro kishte edhe një vit kontratë ku merrte 3 mln Euro dhe të njëjtën pagi siguroi edhe Lazio por falë dëshirës së lojtarit dhe Romës për të kursyer me pagën e tij, palët ndërprenë kontratën për ta lënë të lire të shkonte te Lazio.

Ndoshta po të ishte një lojtar Italian, e vështirë të konkretizohej por Pedro, spanjoll ndoshta nuk e ndien aq shumë derbin kur mendoi të ndryshonte skuadër dhe jo qytet.

Gjithsesi, Pedro është zyrtarisht një lojtar i Lazios dhe një kalim i tillë nga Roma në spondën tjetër të qytetit nuk kishte ndodhur prej 40 vitesh për shkak të rivalitetit mes tyre.

I fundit ishte Carlo Perrone në 1981 dhe Pedro bëhet lojtari i katërt që bën një kalim direkt nga njëri ekip në tjetrin.

Sulmuesi spanjoll ka zgjedhur fanellën me numër 9 dhe i është bashkuar menjëherë skuadrës e nuk përjashtohet që të luajë që këtë fundjavë ndaj Empolit.