Llapi fiton Superkupën e Kosovës, për herë të parë përdoret VAR-i

Në “Fadil Vokrri” u luajt ndeshja që ndau edhe trofeun e parë të futbollit Kosovar.
Kampionët e Prishtinës u përballën me fituesin e Kupës, Llapin në një ndeshje historike pasi për here të parë në futbollin dardan u përdor teknologjia, sistemi VAR.
Sfida ishte shumë e luftuar dhe në fakt VAR-i shërbeu shumë pasi pati disa episode siç ishin dy kartona të kuq.
Gjithsesi 90 minuta u mbyllën në barazim 1-1 teksa Ott John shënoi në minutën e 66’ për Prishtinën por Llapi me një penallti të konfirmuar nga VAR, realizoi përmes Festim Alidemas në 86', çka e çoi sfidën në shtesa.
Ndërsa të pranishëm në “Fadil Vokrri” ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i FFK, Agim Ademi, dhe me një kapacitet 30% të lejuar për tifozët, skuadrat luajtën dy pjesë shtesë dhe ishte Llapi që arriti të gjente golin në 101 me Valmir Veliun.
Prishtina mundohet të gjejë një tjetër gol por sërish shënon Llapi kësaj radhe me penallti në 114' me Alidemaj.
Te Prishtina doli me të kuq portieri Halimi dhe në portë u detyrua të futej mbrojtësi Vangjeli i cili nuk arriti ta priste.
Gjithsesi në fund është Llapi që për here të parë në historinë e klubit arrin të fitojë trofeun e SuperKupës së Kosovës.