E vërteta e Papu Gomez: Gasperini donte të më sulmonte fizikisht. Ja çfarë ndodhi

Papu Gomez ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Atalanta. Si kapiten dhe lojtar, argjentinasi ishte një lider në fushë por më pas diçka ndodhi dhe në merkaton e janarit, lojtari u largua pa zbuluar asgjë të vërtetën dhe vetëm sot në njê intervistë për 'La Nacion", ai ka rrëfyer krisjen me trajnerin por dhe disa detaje shokuese.

"Po luanim në Champions ndaj Midtljyand dhe Gasperini më kërkoi të dilja në të djathtë. Unë po bëja shumë mirë në të majtë dhe refuzova, sigurisht që gabova. Ndoshta sepse e refuzova në publik para kamerave, Gasperini u nervozua dhe në pushim të ndeshjes paëm një debat të fortë. Ai madje tentoi edhe të më godiste fizikisht, diskutimi është normale por ai tejkaloi gjithçka."

Më pas argjentinasi në intervistën e tij zbulon se situata u bë e padurueshme e madje edhe një mbledhje me presidentin Percassi nuk zgjidhi asgje dhe se numri 1 i klubit mbajti anën e trajnerit.

"Në një mbledhje me drejtuesit dhe skuadrën, kërkova ndjesë dhe se për mua nuk kishte asnjë problem ta kalonim situatën por doja që edhe Gasperini të kërkonte ndjesë për gabimin e tij. As Percassi nuk pati kurajo të kërkonte nga trajneri ndjesë dhe më pas ata u sollën shumë keq. As të më shisnin në Itali nuk pranonin e më pas unë vendosa që të pranoja Sevillan", zbuloi Papu Gomez në intervistën e tij.

Largimi i tij bëri zhurmë të madhe nê Janar pasi ai ishte kapiteni dhe një nga më të mirët te Atalanta por ja që edhe Gasperini në anën tjetër nuk ka pranuar një sjellje të tillë e tani pritet dhe një reagim nga trajneri i zikaltërve.