Renato Arapi e mbyll me futbollin e luajtur, Teuta: Me kapitenin është një mirupafshim

Në moshën 34-vjeçare, Renato Arapi vendos zyrtarisht të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Mbrojtësi dhe kapiteni i Teutës konfirmoi se ndeshjet në Europë ishin të fundit për të si futbollist pasi tashmë do të ketë plane të tjera për të.
Klubi i Teutës konfirmoi tërheqjen e mbrojtësit nga futbolli dhe me një mesazh të gjatë në faceboon e falenderon për gjithçka ka dhënë në këto tre vite si lojtar dhe kapiten e në fund, shkruan se dera për Arapi do të mbetet gjithmonë e hapur te klubi durrsak.
Mesazhi i plotë i Teutës, dedikuar kapitenit Renato Arapi:
"Renato Arapi i thotë “mjaft” futbollit të luajtur. kapiteni i Teutës ,zyrtarisht “var këpucët në gozhdë” pas tre sezonesh të sukseshme në klubin e Teutës.
Faleminderit përzemërsisht Kapiten
3-shit të skuadrës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe 3 vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Renato Arapi, i kan thën mirupafshim njëri-tjetrit duke i lën një dere të hapur për të ardhmen. Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit , Kupës së Shqipëris, dhe Superkupes, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Teuta pa i sjellur trofe. Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e mbajti mbrojtësi më i mirë në Shqipëri, Renato Arapi. E mbase edhe si kapiten arriti ta ngrinte trofeun historik të Kampionatit të fituar më 26 maj. Kontributi i madh i Renatos për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do kujtohet përgjimthon. Në historinë e KF Teuta, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë KAPITENIT! Shumë suksese në vazhdim kampion!"
Tashmë kampionëve në fuqi të Shqipërisë u duhet të rikthehen menjëherë në merkato për të gjetur pasuesin e Arapit në mbrojtje që të kompletojë skuadrën për sezonin e ri në Superiore.
