Një kampion Europe për Juventusin, arrihet akordi me Sassuolon për Locatellin

Më në fund, Juventusi do të ketë edhe goditjen në mesfushë. Trajneri i rikthyer, Allgri kishte kërkuar prej kohësh një përforcim për këtë repart dhe emri i përzgjedhur ishte Manuel Locatelli.

Bardhezinjtë, të kushtëzuar në merkato nga vështirësitë financiare nuk mund të bënin një goditje të rëndësishme duke blerë kartonin menjëherë prandaj dhe bisedimet me Sassuolon për kartonin e lojtarit kanë zgjatur së tepërmi.

Që pas mbarimit të Europianit në Korrik dhe deri më sot., Juve e Sassuolo ishin takuar disa here dhe në orët e fundit u arrit edhe akordi.

Juventusi do të huazojë me të drejtë të detyruar blerjejej mesfushorin ku baza fikse dhe e panegociueshme është 35 mln euro ndërsa në dy vite bardhezinjtë do e ketë në huazim dhe vetëm pas 2 vitesh do ta paguajë.

Locatelli personalisht ka arritur akordin me Juventusin për një kontratë 4-vjeçare ndërsa formalisht do të rinovojë kontratën me Sassuolon e cila skadon në 2023 për shkak të huazimit 2-vjeçar që do të bëjë Juventusi.

Orët e ardhshme Locatelli do të zbarkojë në Torino për ritin e vizitave mjekësore e më pas të nisë zyrtarisht aventurën e re me Juventusin.