Lukaku pranon të mbajë fanellën e “mallkuar” te Chelsea
Një kapitull i ri nis te Chelsea për fanellën me numër 9. Fanella e cila ka qenë supersticioze për të gjithë lojtarët që kanë luajtur te Chelsea, tani do të mbahet nga Romelu Lukaku i cili është gati të sfidojë “mallkimin” për të treguar dhe aftësitë e tij.
Tashmë bomber belg ka marrë sot zyrtarisht fanellën me numër 9 e cila mbahej nga Abraham dhe me këtë të fundit te Roma, ai numër mbeti i lire.
Abraham që iku te Roma nuk ka patur shumë fat me numrin 9, edhe pse e nisi mire më pas u “fik” gjatë ndeshjeve në vijim dhe fundi u kuptua, shitje te Roma.
Një tjetër rast që dështoi me këtë numër është ai i Alvaro Moratas, i blerë për 80 mln Euro nga Real Madrid, spanjolli dështoi totalisht edhe pse ishte blerja më e shtrenjtë deri atëherë e klubit anglez. Edhe ai e nisi mire e më pas u zbeh gjatë rrugës si Abraham.
Rastet e tjera që dështuan me atë fanellë të “mallkuar” nuk mungojnë dhe janë të freskëta si psh, Gonzalop Higuain, Radamel Falcao, Fernando Torres, të gjithë të larguar pothuajse të dështuar në këtë aventurë me numrin 9.
Tani i takon Lukakut të sfidojë fatin dhe të kuptojmë historinë e vërtetë të kësaj fanelle.
