Zyrtare, Manuel Locatelli është bardhezi. Ja shifrat financiare të operacionit
Tani është edhe zyrtare, Manuel Locatelli është një lojtar i Juventusit. Klubi bardhezi pas shumë negociatash me Sassuolon, ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe pas testeve mjekësore, mesfushori ka firmosur kontratën me “Zonjën e Vjetër”.
Për të hyrë në detajet e operacionit, Juventusi do të paguajë shumë pak në dy vitet e para të huazimit të lojtarit nga Sassuolo dhe në sezonin e tretë do të nisë të paguajë 25 mln Euro për kartonin që do të shlyhen në tre këste.
Gjithashtu, në akordin me Sassuolon janë përfshirë edhe disa bonuse që arrijnë deri në 12.5 mln Euro në bazë të arritjes së disa objektivave nga lojtari dhe skuadra bardhezi.
Një operacion i tillë, duhet pranuar se është i domosdoshëm dhe tepër lehtësues për Juventusin pasi për 2 vite derisa të marrë edhe veten financiarisht nuk paguan pothuajse asgjë përvec pagës së lojtarit.
???????????????????????????????????????? ????????????????????????????????????? ➡️ ????
— JuventusFC (@juventusfc) August 18, 2021
✍️ https://t.co/D2sD4Rq7IK
#LocatelliAnnounced pic.twitter.com/1md0nmVwxl
Me Locatellin pothuajse plotësohet mesfusha e Allegrit dhe e vetmja lëvizje që mund të bëhet do të jetë ajo e Pjaniç, gjithmonë nëse Ramsey ikën nga bardhezinjtë.
