Lajme të mira për Kalu, sulmuesi i Bordeaux nuk ka anomali kardiake

Momentet e frikës për Samuel Kalu kanë kaluar. Tani edhe lajmet që vijnë rreth gjendjes shendetësore të mbrojtësit janë shumë të mira dhe siguruese për futbollistin dhe të ardhmen e tij në futboll.

Bordeaux përmes një komunikate bëri të ditur se Kalu i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme dhe se nuk është evidentuar asnjë anomali apo problem kardiak. Sipas klubit, rrëzimi i lojtarit lidhet me një gjendje momentale të kaluar, dhe se të gjitha kontrollet konfirmuan se ai gëzon shëndet të plotë.

Gjithashtu Kalu mund të rinisë stërvitjen me shokët e skuadrës dhe të jetë gati në fushë në ndeshjen në shtëpi ndaj Angers në fundjavë.

Të gjithë që ndoqën pamjet e rrëzimit të Kalu në fushë në sfidën me Marseille u shokuan nga frika e një rasti të dytë “Eriksen” i cili në Euro 2020 pësoi një arrest kardiak që desh i mori jetën por tashmë për futbollisin e Bordeux, gjithçka kalon pozitivisht.