Zyrtare, Laçi zgjedh një trajner malazez për stolin. Firmos me Vukiçeviç

Menjëherë pas zyrtarizimit të divorcit me Shpëtim Duron, Laçi ka gjetur edhe pasuesin e tij për stolin. Klubi kurbinas ka vendosur të afrojë një trajner malazez, me tepër eksperiencë si Dejan Vukiçeviç i cili ka drejtuar shumë skuadra që nga Mali i Zi, Letoni, Moldavi dhe Kosovë.

53-vjeçari së fundmi ka patur drejtimin e Feronikelit në kampionatin e Kosovës, teksa ishte dhe në stolin e këtij ekipi në miqësoren me Milanin të luajtur në “Fadil Vokrri”.

Gjithsesi, zgjedhja e Laçit është Vukiçeviç i cili edhe si futbollist ka luajtur me ekipe të rëndësishme si Sevilla e Partizani i Beogradit dhe tani do të vijë me misionin për të tentuar edhe titullin me Laçin pas shumë tentativave në këto vite.

Zyrtare, Laçi zgjedh një trajner malazez për stolin. Firmos me