Kush është Mister X? Kroos: Një lojtar i PSG, do të jetë i Real Madridit

Gazeta spanjolle "Marca", e cila ishte e para që konfirmoi largimin e Messit nga Barcelona, ka hapur edicionin e sotëm me një titull të madh dedikuar frazave të Toni Kroos.

Mesfushori gjerman gjatë diskutimeve në një podcast ku u pyet për largimin e Messit te PSG, tha se rivalët e tyre të Barcës kanë humbur një lojtar të madh por edhe parizienët kanë bërë përforcim të rëndësishëm me argjentinasin teksa ajo që shtoi më pas ka bërë shum zhurmë.

"Pas kalimit të Messit te PSG, mundet që edhe një lojtar i PSG të bashkohet me ne".

Kaq ka mjaftuar për të shtuar zërat për një transferim të bujshëm të Mbappe këtë verë te Real Madrid.
"Marca", mund të ketë informacione brenda parizienëve, Sergio Ramos ose edhe nga Benzema i cili ka kaluar pushimet me Mbappe pas Europianit.

Në një situaté të tillë, nuk përjashtohet që Real Madrid të bëjë një ofertë në ditët e fundit të merkatos për Mbappe meqë edhe buxheti është rritur pas shitjeve të Varane dhe Odegaard.

Mbappe ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe francezi është objektivi i madh i Real Madridit dhe Florentino Perez, e në mos këtë vit, verën tjetër Mbappe do të veshë atë fanellë.

Kush është Mister X? Kroos: Një lojtar i PSG, do të