Mbappe nuk ka rrugë tjetër, ka vendosur të qëndrojë te PSG
Al Khelaifi ishte i vendosur kur tha se Kylian Mbappe nuk do të lëvizë nga Parisi dhe kështu do të ndodhë. Siç mësohet nga raportimet më të fundit nga Spanja dhe nga Franca, Real Madrid është dorëzuar në tentativën për të marrë këtë verë asin francez pasi ky i fundit, për efekt edhe të kontratës që ka me klubin, nuk do të largohet.
Në njërën anë, tashmë PSG ka marrë përsipër rrezikun për ta mbajtur edhe një vit Mbappe dhe më pas mund ta humbasë me parameter zero por Leonardo që ka konfirmuar qëndrimin e sulmuesit, do të synojë që gjatë sezonit të bindë atë për të rinovuar.
Gjithsesi, Mbappe këtë vit do të jetë në “Parc de Princes” për të luajtur me Neymar e Messi në krah duke krijuar një “tredhëmbësh” të frikshëm ndërsa më vonë do të mendojë edhe për sezonin e ardhshëm.
Qëndrimi i Mbappe ndryshon çdo plan të Real Madrid apo të Ronaldos që mendonte të shkonte në Paris dhe vitin e ardhshëm kur francezi dhe portugezi të jenë lojtarë pa kontratë, atëherë do të shfrenohet fantazia e një kalimi të sulmuesve në Madrid e në Francë.
