Busquets, Jordi Alba e Sergi Roberto në hapat e Pique. Pranojnë të ulin pagat
Pas marrëveshjes së arritur mes Gerard Piqué dhe Barcelonës të Premten e kaluar ku mbrojtësi qendror pranoi uljen e pagës së tij duke lejuar që nënshkrimet e Memphis dhe Eric Garcia të regjistrohen në LaLiga, Barça tani po punon në mënyrë që tre kapitenët e tjerë (Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Alba) të ndjekin hapat e tij.
Sipas RAC1, Barça dhe tre lojtarët do të arrijnë një marrëveshje për të shtyrë një pjesë të pagave të tyre në ditët në vijim.
Të njëjtat informacione bëjnë të ditur se që të tre këta kapitenë mendojnë se Piqué është përdorur nga klubi për t’u bërë presion. Përveç kësaj, Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Alba janë të befasuar që klubi kërkon vetëm nga kapitenët sakrifica dhe ulje të pagës.
Në rastin e Sergi Roberto, kontrata e të cilit përfundon në 2022, klubi mendon t'i ofrojë atij një rinovim dyvjeçar, me një ulje prej 40% të pagës nga ajo që përfiton aktualisht.
Gjithashtu në daljen e tij të hënën e kaluar, presidenti Joan Laporta, tashmë e bëri tê ditur se qëllimi i klubit, përveç kapitenëve, ishte gjithashtu që të negocionte edhe me futbollistët e tjerë me paga të larta për uljen e tyre, por siç duket drejtuesit kanë vendosur ta nisin me kapitenët e më pas edhe me lojtarët e tjerë si Coutinho, De Jong, Pjaniç, nëse ky i fundit qëndroj në "Camp Nou".
