Dortmund dorëzohet para Bayernit, Nagelsmann merr Superkupën e Gjermanisë

Ashtu siç kishte ndodhur në pesë takimet e fundit mes tyre, edhe sonte në “Signal Iduna Park”, Bayern Munchen tregoi forcën përballë rivalëve të Dortmund në Superkupën e Gjermanisë. Bavarezët në fakt arritën fitoren e parë nën drejtimin e Julian Nagelsmann i cili që kur mori drejtimin e Bayernit në Korrik ende nuk kishte fituar një ndeshje, por ja që e bëri në një klasike shumë të rëndësishme e cila përfundoi 3-1 për ta.

Robert Lewandowski nuk mund të mungonte në një ndeshje të tillë dhe tregoi sesa vlen duke fituar edhe sfidën direkte ndaj Haaland me dy gola të shënuar, në 41’ dhe në 74’ ndërkohë që edhe goli i Muller në 49’ ishte meritë e polakut.

Duhet pranuar që Bayerni dominoi një Dortmund tepër të brishtë në mbrojtje ndërkohë që humbën shumë raste për shënim e nga ana tjetër edhe verdhezinjtë tentuan por panorama ishte e qartë, bavarezët ishin superiorë në çdo drejtim.

Me këtë sukses, Bayern Munchen vijon të thyejë rekordet pasi e fiton për here të 9-të, një rekord më vete trofeune  Superkupës së Gjermanisë.

Nagelsmann e nis kështu me trofe sezonin e ri teksa merr edhe fitoren e parë ndërsa ende nuk e ka bërë diçka të tillë në kampionat.