I shpëtoi jetën Eriksen, Kjaer: Nuk jam hero, do ta bëja edhe për kundërshtarin

I shpëtoi jetën Eriksen, Kjaer: Nuk jam hero, do ta bëja edhe
Simon Kjaer, e kush nuk e mban mend këtë emër pas asaj që ndodhi në Euro 2020 ku kapiteni danez tregoi një shembull të madh të liderit dhe heroit në fushë teksa me veprimet e tij ndihmoi rikthimin në jetë të Christian Eriksen.

Tani që po nis një sezon i ri me Milanin, mbrojtësi ka ide të qarta për objektivat teksa i rikthehet edhe asaj që përjetoi me Eriksen në fushë.

“Ishte një ditë historike për të gjithë ne danezët, ndeshja e parë në shtëpinë tone në Europian. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Unë qëndrova i kthjellët, si të gjithë shokët e mi të skuadrës. Ishte një punë skuadre dhe padyshim që do ta kishim bërë sërish edhe nëse ai do të kishte qenë kundërshtar. Kjo është e gjitha. E vetmja gjë që ka rëndësi është që Christian është mirë tani”.

Nga Europiani te Seria A, mbrojtësi danez tha se do të ishte ëndërr për të të fitonte Scudetton me Milanin ku qartësoi edhe zërat për shiritin e kapitenit.

“Një ekip si Milani e ka për detyrë të synojë maksimumin, kjo është mënyra e vetme për t’u rritur. Unë kurrë nuk kam fituar një kampionat dhe do të doja ta bëja atë me Milanin. Do të ishte një ëndërr. Por ka edhe ekipe të tjerë dhe konkurrenca është e ashpër. Para të gjithëve shoh Interin dhe Juven. Sa për të ardhmen, ndihem mirë në Milano dhe do të doja të qëndroja për një kohë të gjatë. Tani do të flasim me drejtuesit. Të mbaj shiritin? Kapiteni ynë është Romagnoli”, u shpreh qartësisht lojtari kuqezi.