Nora dhe Roberti përsëri në krahët e njëri-tjetrit? "Çifti" kapen mat ne aeroport dhe kjo video i nxori ata "zbuluar"

Plot 2 vite të divorcuar, megjithatë duket se dashuria mes tyre nuk mund të shuhet.

Ndër të paktat çifte që kanë arritur të ndahen në paqe dhe të kenë një komunikim shumë të mirë, jo vetëm sepse i detyrohen vajzës së tyre Renee, por sepse kanë respektuar kohët e vjetra me njëri-tjetrin.

Gjatë këtyre dy viteve nëpër mediet rozë kanë qarkulluar thashetheme për një lidhje të re të Robert Berishës, por ai asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht.

Madje kanë qarkulluar edhe zëra për një ribashkim të mundshëm të dyshes aq shumë të dashur për publikun.

Së fundmi Nora dhe Roberti së bashku me gocën e tyre Renee janë parë në Aeroport.

Nuk dihet se për ku janë nisur në këto pushime familjare, megjithatë ne jemi më të lumtur se kurrë t’i shohim sërish bashkë.