Kane nuk luan në Europë me Tottenham. Gati oferta shokuese 176 mln Euro nga Man. City
Një tjetër kapitull ka shënuar saga Harry Kane te Tottenham. Bomberi anglez është lënë në shtëpi dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e Conference League duke dhënë sinjale se e ardhmja e tij është ende për t’u vendosur.
Zyrtarisht, arsyeja e lënies në Angli të Kane është për shkak të formës që ai duhet të gjejë pasi nuk është stërvitur shumë me skuadrën por në të vërtetë ka zhvillime që mund ta kthejnë këtë çështje në një bombë të madhe të merkatos.
Sipas “The Indipendent”, kampionët e Anglisë, Man. City janë gati të bëjnë sulmin përfundimtar me një ofertë të parezistueshme për Harry Kane. Plot 176 mln Euro që do të bindnin presidentin Levy që të lëshonte tashmë lojtarin e tij për t’u bashkuar me Guardiolën.
Lukaku pranon të mbajë fanellën e “mallkuar” te Chelsea
18 Gusht, 18:14
Harry Kane prej kohësh ka kërkuar të largohet dhe mendon se Levy duhet të pranojë fjalën e dhënë që ta linte të lire këtë verë, kundrejt një oferte të rëndësishme dhe tashmë që kjo ofertë do të vijë, nuk do të ketë më pengesa për transferimin më të bujshëm të viteve të fundit në Premier League.
Plot 176 mln Euro, do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit anglez, na mbetet vetëm të presim në ditët në vijim për të parë nëse do të konkretizohet.

