Bilanci i operacionit "Shpirti": 3 milionë euro pasuri të sekuestruara e 6 ton drogë, 4 bashkëpunëtorët zbuluan githçka
Në kuadër të operacionit “Shpirti” janë sekuestruar pasuri me vlerë 3 milionë euro, 6 ton drogë. Katër bashkëpunëtorët kanë zbuluar gjithçka edhe zyrtarët e përfshirë në këtë trafik.
Hetimet kanë nisur në maj 2019 deri në janar 2021 ku janë mbledhur të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë pjesëtarë të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka firmosur urdhrat e arrestimit për 38 persona të konsideruar përgjegjës për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndeve narkotike.
Masat e sigurisë të zbatuara në ditën e sotme – në burg (25) persona e në arreste shtëpie (3) persona – janë kryer në Shqipëri në qytetet e Vlorës, Kavajës, Durrësit e Tiranës, Skrapar. Në Itali, Mali i Zi, e në Spanjë.
Ndërsa masat e sigurisë personale janë ekzekutuar për 10 shtetas që ishin arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi.
Sekuestrohen 3 mln euro pasuri
Janë vendosur sekuestro preventive 12 pasuri të paluajteshme e 4 shoqeri tregtare bashke me asetet e tyre dhe disa automjete, te cilat arrijne ne vleren e disa miliona euro.
Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara tha se sekuestrimet janë bërë në Vlorë, Tiranë, Kavajë e në qytete të tjera.
"Sot janë sekuestruar një numër i madh pasurish, kryesisht në qytetin e Vlorës, Kavajë, në Tiranë e në qytete të tjera. Janë 11 pasuri të paluajtshme, restorante, hotele, supermarkete, toka ndërtimi, 4 shoqëri tregtare me asetet e tyre dhe disa pasuri të tjera që kapin një vlerë mbi 3 milionë euro. Është dokumentuar fakti që këto pasuri janë direkt të vendosura si rezultat I të ardhurave nga aktiviteti kriminal" u shpreh prokurori Vladimir Mara sot në konferencën e përbashkët për median me autoritetet italiane.
6 ton droge, 80 urdherarreste
Në kuadër të operacionit “Shefi” e “Kulmi” të kryera në Itali e Shqipëri janë ekzekutuar 80 masa të sigurisë
Vladimir Mara:"Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, janë evidentuar episode të shumta të trafikut të lëndeve narkotike, nga Shqipëria drejt Brigjeve italiane dhe shtrirjen në disa qytete të italisë dhe vendeve të tjera të Europës, kryesisht kanabis sativa, heroinë, kokainë dhe lëndë të tjera të përpunuara. Gjatë hetimit janë sekuestruar 6 ton lëndë narkotike në Shqipëri e Itali dhe janë nxjerrë masa sigurimi për më shumë se 80 persona"
Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashish, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë, informon SPAK.
Personat e akuzuar në operacioni Shefi janë dënuar, në shkallë të parë e të dytë, për vepra penale të ndryshme, e dënime deri në 20 vjet burg ndërsa, në lidhje me operacionin Kulmi, me datën 29 qërshor 2021, Gj.S.P pranë Gjykatës së Barit ka dhënë një vendim të parë denimi ndaj 16 të pandehurve të dënuar, për vepra penale të ndryshme, me dënime deri në 13 vjet burg.
Bashkepunetoret
Katër bashkëpunëtorët kanë dhënë një ndihmë të madhe.
"Një ndihmë ishin 4 bashkëpunëtorë që na ndihmuan duke na dhënë detaje të hodhësishme. Katër bashkëpunëtorët nuk kanë qenë thjesht pjesë e grupeve kriminale por kanë pasur një rol shumë të rëndësishëm në përbërjen e këtyre grupeve kriminale.
Është dokumentuar i gjithë rrjeti: Nga kultivimi, magazinimi deri në mbërritjen në brigjet italiane.
Në kohë reale është ndjekur dhe një hetim pasur dhe janë identifikuar dhe sekuestruar të gjitha pasuritë që janë vënë si rezultat I aktiviteteve kriminale apo të ardhura të tjera të fituara në mënyrë të paligjshme" deklaroi prokurori Vladimir Mara në konferencën e përbashkët
Zbuluan dhe si behej pastrimi i parave
Deklaratat e bashkëpuntorëve të drejtësisë, të gjithë shtetas shqiptar, në lidhje me krimet e kryera në Shqipëri dhe në Itali, janë mbledhur në Bari nga prokurorët e D.D.A-së lokale e të SPAK-ut të Tiranës e pasi janë verifikuar përkatësisht, janë përdorur – në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore – në procedimin penal shqiptar. Ata kanë zbuluar dhe veprimet korruptive të kryera nga nga zyrtar publik shqiptar, dhe pastrim parash
"Autoritetet Shqiptare dhe DIA, gjatë hetimeve të mëparëshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve SHEFI dhe KULMI në mars të vitit 2018 e në qërshor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna për shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishme" thuhet në njoftimin e SPAK
Evidentuam zyrtaret e larte
Vladimir Mara:Në këtë hetim janë evidentuar dhe zyrtarë të lartë të përfshirë në krimin e organizuar dhe përfitues apo mbështetës të krimit të organizuar.
Fatkeqësisht kemi konstatuar që zyrtarë të lartë duke shpërdoruar detyrën e tyre kanë qenë të përfshirë drejtëpërdrejtë në trafikun e drogës. Por puna jonë kjo është dhe është e rëndësishme që të evidentohen këto element.


