Operacioni "Shpirti": Të arrestuarve iu sekuestruan dy armë shotgun dhe një kallashnikov
Rreth orës 10:00 Hetuesit italianë, Prokurorët e çështjes dhe disa drejtues të policisë janë larguar nga ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.
Ata kanë qenë aty që prej orëve të para të mëngjesit, 2 korrik 2021, kur nisi dhe ekzekutimi i urdhërarresteve në kuadër të operacionit “Shpirti”.
"Drejtuesi I drejtorisë së policisë kriminale Tonin Vocaj ka udhëhequr operacionin në të cilën janë angazhuar edhe forcat të shumta operacionale, pas ikjes së Tonin Vocajt ka mbërritur në drejtorinë e policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj. Të arrestuarit janë vendosur në dhomat e paraburgimit ku pritet të merren në pyetje" raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj nga ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ora News e ka ndjekur operacionin prej orëve të para të mëngjesit.
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj po ndjek operacionin informon se janë sekuestruar edhe dy armë shotgun dhe një armë kallashnikov.

Ora News e ka ndjekur operacionin prej orëve të para të mëngjesit.
Ne video konferenca per median e autoriteteve shqiptare dhe Prokurorisë Italiane për operacionin "Shpirti"

