"Shpirti" Si ranë në kurth 4 grupet kriminale, në një episod u realizua dorëzimi i kontrolluar
Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara tha se në kuadër të operacionit të koduar "Shpirti", në Shqipëri janë evidentuar dy episode të trafikut të drogës. Madje për një ka qenë dhe dorëzim I kontrolluar.
"Në Republikën e Shqipërisë janë evidentuar dhe dy episode të trafikut të lëndës narkotike. Për një nga këto episode është realizuar dorëzim i kontrolluar. Është dokumentuar veprimtaria kriminale e 4 grupeve kriminale që vepronin në mënyrë të ngushtë me grupet kriminale bareze dhe grupe të tjera të shtrira në të gjithë territorin e Italisë" u shpreh Mara gjate konferences se perbashket.
Hetimet nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021 kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna te rendesishme ndaj 38 shtetasve shqiptar, pjestar të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Në këtë hetim janë evidentuar dhe zyrtarë të lartë të përfshirë në krimin e organizuar dhe përfitues apo mbështetës të krimit të organizuar.
"Fatkeqësisht kemi konstatuar që zyrtarë të lartë duke shpërdoruar detyrën e tyre kanë qenë të përfshirë drejtëpërdrejtë në trafikun e drogës. Por puna jonë kjo është dhe është e rëndësishme që të evidentohen këto element." u shpreh Vladimir Mara.
