Ndjekje me skaf e tonelata droge të sekuestruara, publikohet VIDEO e operacionit
Ndjekje në det të hapur gomoneve me drogë, tonelata droge të sekuestruara dhe të arrestuar. Guardia Di Financa publikoi sot në mëngjes videon nga operacioni i koduar "Shpirti" i ndërmarrë në bashkëpunim mes SPAK dhe prokurorisë së Antimafias Italiane.
Në video duket edhe operacioni policor nëpër rrugët e Tiranës dhe ndjekjet me skaf e tonelatat me drogë të sekuestruara.
Mes të arrestuarve janë dhe zyrtarë policie, dy shoqërues të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dhe prokurori i Vlorës, i cili ka pasur dhe poziconin e ish drejtuesit të kësaj prokurorie.
Flitet për 38 persona të arrestuar, 10 prej tyre u është ekzekutuar më përpara masa e arrestit pasi kanë qenë të arrestuar më përpara.
Ndërkohë Ora News sjell me video momentin kur 6 persona të moshës 35-40 vjeç janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës mëngjesin e sotëm, në kuadër të operacionit të arrestimeve.
Të arrestuarit deri tani
Maksim Sota, prokuror i Vlorës
Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e policisë së Tiranës
Festim Lelaj, ish-efektiv policie i denuar per trafik droge
Pritet të bëhen publike dhe emrat e tjera. Ne oren 10: 30 eshte konferenca.
Operacioni "Shpirti" është vijimi i operacioneve të koduara "Shefi" dhe "Kulmi" të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018. Katër bashkëpunëtorë të drejtësisë të arrestuar në këto operacione kanë ndihmuar për të zbardhur zinxhirin e trafikut të drogës nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve pugliese në bordin e gomonëve oqeanike të fuqishme.
Operacioni
Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafia-s së Barit, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Forcave të Përbashkëta të Tiranës dhe të Drejtorise se Pergjithshme te Policisë Shqiptare, Agjensite e tjera ligjzbatuese, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, po ekzekutojnë në Shqipëri dhe në Itali, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar në Tiranë e të DDA-së të Barit e – me koordimin e Eurojust-it (Hage) – i drejtuar nga antari kombëtar i palës italiane, vendimin per caktim masash sigurimi të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilën ka urdhëruar arrestimin e 38 (nga këto per 10 persona ekzekutuar masa me pare) personave të dyshuar për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndevë narkotike.
Po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit te pasurive te dyshuara se rrjedhin nga te ardhurat e aktivitetit kriminal apo te ardhura te tjera te paligjeshme, ne vlerë disa milion euro.

