"S'ka zhvillim ekonomik pa luftuar riciklimin e parasë", Eurojust: Krimi shqiptar e italian në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror
Si pjesë e operacionit të përbashkët Antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë që çoi në arrestimin e 28 personave në Shqipëri, ndërsa më herët ishin arresrtuar 10 të tjerë, dr. Filippo Spiezia – Zëvëndës President e pjestar për palën e Italisë në Eurojust ngriti shqetësimin se kriminaliteti shqiptar dhe ai mafioz italian janë identifikuar në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror.
Duke ju referuar operacionit të sotëm "Shpirti" si hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë pëer luftimin e krimit transnacional, apeli i tij ishte i qartë.
"Pa luftuar riciklimin e parasë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik".
Spieza: Thyem barrierat territoriale mes Shqipërisë dhe Italisë. Është një model edhe në kuadrin europian.
Në këto akte të hetimit do të krijojmë kushtet thelbësore për të siguruar ligjshmërinë dhe zhvillimin ekonomik.
Kjo është dëshmi për qytetarët shqiptarë dhe italianë. Pa luftuar riciklimin e parasë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik.
Ky operacion i sotëm është i rëndësishëm në një punë që është akoma më e gjatë. Kriminaliteti shqiptar dhe ai italian mafioz tani janë të verifikuar në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror.
Kjo e sotmja është një ditë shumë e rëndësishme e një udhëtimi që duhet të vazhdojë.
Dua të konfirmoj se Eurojust do t'ju suportojë në gjithë këtë veprimtari.