Danimarka dhuron 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor, përfituese edhe Shqipëria

Danimarka do t'i dhurojë 1 milionë vaksina të kompanisë AstraZeneca vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ka qenë ministri i Punëve të Jashtme, Jeppe Kofod ai që ka thënë se donacioni është pjesë e vaksinave AstraZeneca, të cilat nuk janë pjesë e programit të tyre të përgjithshëm të vaksinimit.

Konkretisht nga ky donacion, përfiton Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

''Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash, gjë e cila është e rëndë për komunitetet atje dhe rrit rrezikun e shpërthimeve të reja që mund të përhapen. Të lumtur që mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të ngushtë me vaksina.”,  shkruan ministri në Twitter.