Mbushën luginën me kanabis, katër të arrestuar në Kavajë, procedohet kryeplaku i fshatit

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës ndërsa një tjetër u shpall në kërkim me akuzën e kultivimit të kanabisit.

Policia ka proceduar penalisht edhe kryeplakun e fshatit Golemas Halit Karaboja 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. 

Operacioni policor i koduar "Lugina” çoi në arrestimin e shtetasve

-Xhevdet Lika , 58 vjeç,

-Vëllezërit Tauland dhe Pullumb Lika 33 dhe 24 vjeç

-Ismail Allmeta 29 vjeç

Në kërkim është Viskont Hysi 28 vjeç

Sipas policisë, "këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën "Përroi i Mallës” në fshatin Golemas".      

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.