"Shpirti" Veç prokurorit të arrestuar një drejtor, zyrtarë policie e dy truproje të ish ministrit Tahiri/ Emrat

Emri i ish Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri kthehet sërish në skenën e kronikave mbi trafikun e lëndëve narkotike. Në operacionin “Shpirti”  kanë rënë në pranga dhe dy ish sihoqëruesit e tij Paul Agustin Deda si dhe Hekuran Marku.

Operacioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut 2021, me ekzekutimin e 28 urdhërndalimeve në 4 shtete: Itali, Shqipëri e Mali i Zi, ndërsa 10 të tjerë ishin arrestuar më parë.

Në deklaratën e bërë ngs SPAK dhe antimafia italiane bëhet e ditur se mes 38 të arrestuarve këtë të premte (2 korrik) ishte dhe prokurori Maksim Sota i lindur në Krutje të Lushnjes por që përfaqësonte akuzën në Vlorë dhe Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ndaj tyre rëndon akuza e "Shpërdorim detyre" 

Roli i zyrtareve

Struktura e Posaçme antikorrupsion ka veçuar po ashtu një drejtor dhe tre zyrtarë të lartë policie. 

Sipas të dhënave tashmë zyrtare, rolet e zyrtarëve nuk kanë qenë për fshehjen e krimit, por rezulton të jenë organizatorë dhe pronarë të lëndës narkotike. Teksa hetimet kanë përfshirë ngjarje nga viti 2014 deri më sot

"Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë" thuhet në njoftimin e SPAK.

"38 shtetasit shqiptarë akuzohen si pjesëtarë të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike" vijon njoftimi i SPAK

Për zbulimin e rrjetit të organizuar nga zyrtarë të policisë por dhe nga prokurorë ka shërbyer dëshmia e 4 bashkëpunëtorrëve të drejtësisë. Të ndaluar në operacionin “Shefi” dhe Kulmi në vitin 2018 dhe 2020 ata kanë rindërtuar rrjetin po ashtu dhe  të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme.

Akuza ndaj tyre është bërë dhe për pastrim të parave ku janë sekuestruar tashmë apartamente, troje, restorante, njesi tregtare, në total 12 pasuri te paluajteshme, 4 kater shoqeri tregtare bashke me asetet e tyre dhe disa automjete, te cilat arrijne ne vleren e rreth 4 milionë eurove

Kjo është hera e parë kur personat e ndaluar për organizim të trafikut të drogës prekin nivelin e prokurorëve apo drejtuesve të lartë të policisë së shtetit shqiptar.

28 të arrestuarit sot janë si më poshtë:

1-Aleks Memaj

2-Jovan Memaj

3-Aleksandër Neço

4-Shkëlzen Kamberi

5-Benard Tahiraj

6-Marenglen Çaçi

7-Erind Hysomemaj

8-Klajdi Ademi (Hysomemaj)

9-Toni (Elton) Kushi

10-Erion Hoxhara

11-Çezar Gjomemo

12-Saimir Kurti,Drejtor i zyrës së Punës në Bashkinë Kavajë. Akuza per "trafik narkotikesh" "grup i strukturuar"

13-Malton Lleshi

14-Shkëlzen Daci

15-Eltjon Bregasi

16-Paul (Agustin) Deda, shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm.  Akuza per "trafik narkotikesh" "grup i strukturuar" 

17-Hekuran Marku, shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm.  Akuza per "trafik narkotikesh" "grup i strukturuar"  

18-Hamid Seferi

19-Leonidha Sejdiaj

20-Ilir Gaga

21-Luan Zylyftari

22-Geri Zylyftari

23-Erlind Zylyftari

24-Artan Zylyftari

25-Artur Krasniqi, "arrest shtëpie", nga Kavaja, Akuza "Shpërdorim detyre". 

26-Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në drejtorine e pergjithshme te policise, në "arrest shtëpie". Akuza "Shpërdorim detyre"

27-Maksim Sota,  prokuror i Vlorës, në "arrrest shtëpie". Akuza "Shpërdorim detyre"

28-Festim Lelaj,  ish-efektv i policisë i dënuar për trafik droge. Akuza "Shpërdorim detyre"