"Shpirti" shkatërron rrjetin ndërkombëtar të drogës, 38 të arrestuar në Shqipëri, Mal të Zi, Spanjë e Itali

Ora 07:39 Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar operacioni i përbashkët i koduar "Shpirti",  mes forcave të policisë e drejtësisë italiane e shqiptare, i cili ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestimeve (nga këto per 10 persona ekzekutuar masa me pare) për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndevë narkotike.

Arrestimet janë kryer në Shqipëri, Mal i Zi, Spanjë e Itali.

Po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit te pasurive te dyshuara se rrjedhin nga te ardhurat e aktivitetit kriminal apo te ardhura te tjera te paligjshme, ne vlerë disa milionë euro.

Arrestimet janë kryer nën urdhërin e bashkëpunimin e autoritetit shqiptar SPAK, Antimafian Italiane, Zyrën e koordinimit policor Interforze në Tiranë, Policinë Shqiptare  e Eurojust.

Ora News disponon dokumentin e Guardia di Financa. 

Mes të arrestuarve-Maksim Sota,prokuror i Vlorës

-Ilirjan Balla, shefi u sektorit të trafiqeve në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

-Festim Lelaj, ish-nënkomisari i Policisë së Fierit

"Shpirti" shkatërron rrjetin ndërkombëtar të

Operacioni është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve "Shefi" e "Kulmi" ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit.

"Shpirti" shkatërron rrjetin ndërkombëtar të

"Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit SHEFI dhe KULMI, të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shperdorimit te detyres dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve pugliese në bordin e gomonëve oqeanike të fuqishme". 

Mjaft i rëndësishëm në hetimet e operacionit "Shpirti" ka qënë rrëfimi i katër të arrestuarve që kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Operacioni zbardhi një rrjet kriminal kultivimi e trafikimi droge nga Shqipëria drejt brigjeve pugliese e akte kriminale si abuzim detyre, korrupsion e riciklim parash.

Të dhëna më të hollësishme mbi operacionin, do të jepen gjatë konferencës me shtypin që do të bëhet sot në Tiranë në orën 10:30, ku do të marrin pjesë dr. Cafiero DE RAHO – Prokuror kombëtar i Anti-mafias e Anti-terrorizmit, Arben Kraja – Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar, dr. Filippo SPIEZIA – Zëvëndës President e pjestar për palën e Italisë në Eurojust, dr. Roberto ROSSI – Kryeprokuror i Republikës në Bari dhe zoti Maurizio VALLONE - Drejtori i Pergjithshem i DIA-s Ardi Veliu Drejtori i Përgjithshëm i Policise Shqiptare.

"Shpirti" shkatërron rrjetin ndërkombëtar të

 

"Shpirti" shkatërron rrjetin ndërkombëtar të