Katër bashkëpunëtorë të drejtësisë zbuluan zinxhirin: Nga kultivimi i drogës në Shqipëri tek transportimi në Itali

Katër bashkëpunëtorë të drejtësisë kanë dhënë kontributin për të zbardhur zinxhirin e trafikut të drogës, nga kultivimi deri në momentin e fundit të transportimit të lëndës narkotike në Itali, duke çuar sot në ekzekutimin e 28 urdhërarresteve si dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë disa miliona euro.

Kreu I SPAK zbuloi detaje të operacionit të koduar “Shpirti”

"Është evidentuar dhe provuar i gjithë zinxhiri. Nga kultivimi deri në momentin e fundit transportimi I lëndës narkotike. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publikë duke favorizuar këtë aktivitet kriminal. Bëhet fjalë për prokurororë, policë, administrator të qeverisë vendore" tha Kraja në konferencën e përbashkët për median me autoritetet italiane pjesë e këtij hetimi.

4 Bashkëpunëtorët ishin shqiptarë

Deklaratat e bashkëpuntorëve të drejtësisë, të gjithë shtetas shqiptar, në lidhje me krimet e kryera në Shqipëri dhe në Itali, janë mbledhur në Bari nga prokurorët e D.D.A-së lokale e të SPAK-ut të Tiranës e pasi janë verifikuar përkatësisht, janë përdorur – në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore – në procedimin penal shqiptar. Ata kanë zbuluar dhe veprimet korruptive të kryera nga nga zyrtar publik shqiptar, dhe pastrim parash

"Autoritetet Shqiptare dhe DIA, gjatë hetimeve të mëparëshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve SHEFI dhe KULMI në mars të vitit 2018 e në qërshor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme" thuhet në njoftimin e SPAK