I penduari në Itali fundosi prokurorin e Vlorës dhe shefin e trafiqeve
Një prokuror, shefi i sektorit të trafiqeve në drejtorinë e përgjithshme të policisë dhe një ish-oficer i policisë janë mes 38 të arrestuarve nga finalizimi i operacionit të koduar "Shpirti", mes forcave të policisë e drejtësisë italiane e shqiptare.
Bëhet fjalë për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i vendosur në arrest shtëpie me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Shefin e sektorit të trafiqeve në drejtorinë e Përgjithshme të policisë, Ilir Balla, gjithashtu në arrest "shtëpie" për shpërdorim detyre.
Sota dhe Balla janë arrestuar pasi ka dalë nga dëshmia e një të penduari në Itali.
Po kështu ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 ton kanabis.
Hetimi nisi nga italianët në vitin 2016. Janë 4 të penduar në Itali që kanë zbardhur të gjithë skemën që ka çuar sot në ekzekutimin e 38 arresteve, 10 prej të cilëve të arrestuar më herët, në akuzën për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndevë narkotike.
Arrestimet janë kryer nën urdhërin e bashkëpunimin e autoritetit shqiptar SPAK, Antimafian Italiane, Zyrën e koordinimit policor Interforze në Tiranë, Policinë Shqiptare e Eurjust.
Po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit te pasurive te dyshuara se rrjedhin nga te ardhurat e aktivitetit kriminal apo te ardhura te tjera te paligjshme, ne vlerë disa milion euro.

