Hapen për të gjithë udhëtarët Kapshtica e Kakavija, MEPJ: Ja çfarë duhet të keni me vete
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se nga data 1 korrik pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë do të jenë të hapura për 24 orë.
Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, njofton se në pikën kufitare të Qafbotës kalimi do të jetë i limituar deri në datën 7 korrik.
Të gjithë udhëtarët që do të kalojnë nga këto pika duhet që të ketë me vete PCR, test Covidi, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që e keni kaluar Covid-19.
Njoftimi i plotë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.
Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Vazhdon të kërkohet:
PLF
PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë :
• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
• Qafbotë: 250 vetë ( 08:00 me 16:00)
• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).


