Ekskluzive/ Ora News sjell momentin kur të arrestuarit e operacionit "Shpirti" mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë


Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar operacioni i përbashkët i koduar "Shpirti",  mes forcave të policisë e drejtësisë italiane e shqiptare, i cili ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestimeve (nga këto per 10 persona ekzekutuar masa me pare) për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndevë narkotike.

Arrestimet janë kryer në Shqipëri, Mal i Zi, Spanjë e Itali.

Mes të arrestuarve janë dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota.

Operacioni ka nisur në orën 05:00 të mëngjesit makinat e FNSh dhe operacionianel që kanë dalë në terren.

Të arrestuarit deri tani 

Maksim Sota, prokuror i Vlorës

Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e policisë së Tiranës

Festim Lelaj, i arrestuar me pare 

Pritet të  bëhen publike dhe emrat e tjera. Ne oren 10: 30 eshte konferenca. 

Ora News ka qenë pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës për të ndjekur hap pas hapi operacionin.

Në orën 07:30 në Drejtorinë e policisë së Tiranës kanë mbërritur hetuesit italianë. Në orën 08:00 ka mbërritur personi i parë i arrestuar. Secili person i arrestuar ka qenë i shoqëruar  nga 5 – 6 policë, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnika. 

Deri tani në drejtorinë e policisë kanë mbërritur 6 persona të arrestuar.

Ora News sjell dhe videon qe ka shperndare Guardia di Financa lidhur me kete operacion. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge.