Ekskluzive/ Ora News ndjek megaoperacionin Shqipëri - Itali: 80 të ndaluar, sekuestrohen 6 ton drogë, në pranga dhe zyrtarë
80 të arrestuar në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Mal të Zi është rezultati i hetimit të përbashkët i Antimafias dhe prokurorëve shqiptarë. Ora Neës dhe RTV Ora sjellin pamjet ekskluzive të shoqërimeve, ndërsa në konferencën për mediat u bë e ditur se gjatë operacioneve janë sekuestruar 6 ton lëndë narkotike si dhe pasuri në miliona euro.

Këto janë momentet kur forcat e policisë dhe ato të RENEA-s kanë nisur aksionin rreth orësn 4 e mëngjesit për të ndaluar të akuzuarit për trafik të lëndëve narkotike.
Në operacionin "Shpirti" në pranga kanë rënë 80 persona, ndërsa Antimafia ka shpërndarë pamje të operacionit ku është sekuestruar drogë në det.
Në konferencën për mediat mes kreut të SPAK dhe zyrtarëve të lartë të policisë dhe prokurorisë shqiptare dhe autoriteteve të larta italiane është bërë e ditur se lënda narkotike ka qenë kryesisht kanabis.

Mara: Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, janë evidentuar episode të shumta të trafikut të lëndeve narkotike, nga Shqipëria drejt Brigjeve italiane dhe shtrirjen në disa qytete të italisë dhe vendeve të tjera të Europës, kryesisht kanabis sativa, heroinë, kokainë dhe lëndë të tjera të përpunuara. Gjatë hetimit janë sekuestruar 6 ton lëndë narkotike në Shqipëri e Itali dhe janë nxjerrë masa sigurimi për më shumë se 80 persona.
Një pjesë e të ndaluarve janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës nën masa të forta sigurie.
Këto janë pamje të dy armëve të kapura të cilat mësohet se i përkisnin Elton Kushit tashmë të shoqëruar. Kapjen e tyre e konfirmon dhe drejtori i policisë Ardi Veliu.
"Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa për zbatimin e urdhër-arresteve janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri, është bllokuar një sasi vlere monetare prej 60 mijë eurosh".
Në konferencën online, drejtuesit e Antimafias italiane kanë falenderuar autoritetet shqiptare për bashkëpunimin, duke theksuar se prokurorët e tyre e konsiderojnë Shqipërinë si shtëpinë e tyre, ashtu si dhe përfaqësuesit e akuzës italnë e shohin si shtëpinë e tyre.

28 të arrestuarit sot janë si më poshtë:
1-Aleks Memaj
2-Jovan Memaj
3-Aleksandër Neço
4-Shkëlzen Kamberi
5-Benard Tahiraj
6-Marenglen Çaçi
7-Erind Hysomemaj
8-Klajdi Ademi (Hysomemaj)
9-Toni (Elton) Kushi
10-Erion Hoxhara
11-Çezar Gjomemo
12-Saimir Kurti
13-Malton Lleshi
14-Shkëlzen Daci
15-Eltjon Bregasi
16-Paul (Austin) Deda
17-Hekuran Marku
18-Hamid Seferi
19-Leonidha Sejdiaj
20-Ilir Gaga
21-Luan Zylyftari
22-Geri Zylyftari
23-Erlind Zylyftari
24-Artan Zylyftari
25-Artur Krasniqi, "arrest shtëpie"
26-Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në drejtorine e pergjithshme te policise, në "arrest shtëpie"
27-Maksim Sota, prokuror i Vlorës, në "arrrest shtëpie"
28-Festim Lelaj, ish-efektv i policisë i dënuar për trafik droge




