De Raho vlerëson Arben Krajën: Zbuluam "tradhëtarët". Së bashku "mur" përballë organizatave kriminale. Kemi hetime të tjera në avancë
Prokurori Kombëtar të Antimafias në Itali, z.Federico Cafiero De Raho vlerësoi rolin e Arben Krajës në krye të SPAK për të luftuar trafikun e drogës.
“Bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë është intense, e ngushtë dhe konstante për të luftuar krimin e organizuar. Është thelbësore që njerëzit duhet të kenë besim tek strukturat që u është besuar kjo detyrë delikate"
"Sot është arritja e objektivit që së bashku arrijmë të zbulojmë për fat të keq dhe pabesinë e disa institucioneve për të cilat vendet tona duhet të kenë një vëmendje të madhe. Prokuroria e Barit po bën një sërë hetimesh me prokurorinë speciale të Tiranës dhe kjo na lejon të vijojmë me besim më të madh dhe mbi të gjitha për sigurinë që organizatat kriminale do të gjejnë një mur të pakalueshëm që do të pengojë ata në të dy shtetet" tha de Raho.

