Kultivim kanabisi, një i arrestuar në Tepelenë, procedohet penalisht një tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2021, 09:47
Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Tepelenë. Në pranga ka rënë një person ndërsa është proceduar penalisht një tjetër.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin Armando Isufi, banues në fshatin Lekdush, Tepelenë dhe proceduan penalisht shtetasin Xh. Zh., banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre".
Materialet për shtetasit e mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

