Negociatat për detin, Greqia konfirmon nisjen e bisedimeve të sinqerta

Negociatat për detin, Greqia konfirmon nisjen e bisedimeve të sinqerta

Greqia shpreson të rifillojë së shpejti bisedimet me Shqipërinë për përcaktimin e kufirit detar. Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, i tha shtypit vendas se Athina është e interesuar për bisedime të sinqerta me Tiranën që do të çonin më pas drejt një marrëveshjeje. Në lidhje me negociatat për ndarjen e kufirit detar Dendias ka njoftuar të vizitojë Tiranën, por deri më tani nuk ka një datë konkrete. 

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, mori si shembull dialogun dhe marrëveshjet e arritura me Greqinë dhe Egjiptin për të lajmëruar fillimin së shpejti të bisedimeve dhe me Shqipërinë për ndarjen e kufirit detar. Duke folur për mediat greke në lidhje me tensionet e fundit me Turqinë, Dendias tha se Athina është e interesuar të zhvillojë bisedime të sinqerta.

"Greqia ka treguar se nxit dialogun me të gjithë fqinjët e saj pa përjashtim që nga marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë si dhe marrëveshja e mbrojtjes me SHBA, të gjitha u arritën me dialog të sinqertë. Dialog i ngjashëm pritet të fillojë së shpejti dhe do të na çojë drejt një marrëveshje dhe me Shqipërinë".

Debati për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë mori zjarr pas deklaratës së kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis, se Greqia do ti zgjerojë ujërat territorialë në detin Jon nga 6 në 12 milje si dhe u lajmërua vizita në Tiranë e Ministrit të Jashtëm grek.

Në Shqipëri deklarata e Mitsotakis ndezi debatin politik dhe opozita ndërsa kërkoi transparencë nga qeveria, e akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshje të fshehtë me Athinën.

Së pari, kryeministri Rama tha se është e drejtë e Greqisë ti shtrijë ujërat territorialë deri në 12 milje në bazë të Konventës për Ligjin e Detit.

Më pas Kryeministri sqaroi se nuk ka marrëveshje të fshehtë me Athinën pasi së pari duhet riformatuar grupi negociator, proces që ndodh me firmën e Presidentit.

Debati kryesor për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve është kanali i Korfuzit, ku distanca mes dy brigjeve është më e vogël se 24 milje.

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit marreveshja e detit me greqine

EMISIONET