Profesori i historisë Llambro Filo ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare si pasojë e koronavirusit.

Ai ishte një ndër historianët më të mirë në vend dhe ka qenë pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Mësohet se profesor Filo ka qenë i shtruar prej disa ditësh në spital për shkak të koronavirusit.

Ai është autor i dhjetëra librave historikë e shkollorë