Merr fund bojkoti, të mërkurën starton Kategoria Superiore

Merr fund bojkoti, të mërkurën starton Kategoria Superiore

Ditën e mërkurë, datë 4 nëntor, rinis Kategoria Superiore, ndërsa këtë të dielë nis Kupa e Shqipërisë, duke i dhënë fund kështu edhe bojkotit disa-javor të futbollit në vend.

Lajmin e ka dhënë pak minuta më parë presidenti i FSHF-së, Armand Duka në klrah të kreut të Ligës Profesioniste të Futbollit, Ervin Libohova.

Sipas Dukës, bojkoti i kampionatit ka dhënë tashmë frytet e tij.

“Një ndërprerje kaq i gjatë i bën futbollit dhe futbollistëve. E vendosëm që do të fillojmë aktivitetin ditën e diel, që do të jetë turni i parë i Kupës së Republikës, ndërkohë që ditën e diel fillon kampionatin. Bojkoti dha efekt. Jemi në rrugë të mbarë. Kam pasur takime të vazhdueshme, me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Ka dakordësi për kërkesat. Kryesorja është të shohim futboll. Ky ishte vendimi më i drejtë për futbollin në këtë moment.

Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Nuk jemi për herë të parë në vështirësitë e stadiumeve. E vendosë ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që ti përgatisim të mërkurë”, u shpreh ndër të tjera Duka.

Kujtojmë se këtë fundjavë rinis Kategoria e Parë dhe e Dytë e futbollit.

EMISIONET