Një grup entuziastësh të motit të ftohtë, kanë  krijuar një rreth me diametër mbi 300 metra duke prerë akullin në sipërfaqen e ngrirë të liqenit Pappajarvi në Finlandën perëndimore. Ata shpresojnë se ky do të jetë karuseli më i madh i akullit në botë.

Shpikësi, Janne Kapylehto dhe një ekip ndihmësish të tij, kanë prerë akullin në formë rrethore, ku ata vendosën  më pas motorë barkash, në mënyrë që ta bëjnë atë të rrotullohet, në një përpjekje për të thyer rekordin botëror për karuselët e akullit.

LEXO EDHE: Aksidenti i tmerrshëm i mori të dyja këmbët, 28-vjeçari nuk heq dorë, bëhet trajner fitnesi

Ekipi gjithashtu brenda karuselit të madh ndërtuar dhe një më të vogël.

Karuseli i ri në Lappajarvi u porosit nga autoritetet lokale të cilët dëshironin që të rrisnin vizitorët.