Du Hai, është një 28-vjeçar nga provinca Hunan e Kinës  qëndrore i cili është kthyer në një frymëzim për miliona njerëz në internet.

Kur ishte pesë vjeç Du Hai në një aksident ka humbur të dyja këmbet e tij, mirëpo kjo gjë nuk e ka penguar që të bëhet një trajner fitnesi.

LEXO EDHE: “Magjia” mbi liqenin e ngrirë, një karusel prej akulli që tenton të thyejë rekordet botërore

Ai ka gjetur kuptimin e jetës së tij përmes sportit dhe këtë gjë dëshiron ta ndajë me të gjithë duke dhënë kështu dhe një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjithë personat që ndodhen në të njëjtën gjendje si ai.