Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar me anë të një postimi në Twitter në lidhje me tërmetin tragjik që 26 nëntorit 2019, i cili la pas 51 viktima dhe dhjetëra banesa të shkatërruara.

“Më 26 Nëntor 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues. Një vit më pas, ne kujtojmë 51 viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe  solidaritetin e  BE-së dhe shteteve anëtare ndaj popullit shqiptar. Tani së bashku ne punojmë për të rindërtuar. Së bashku më të fortë.” – shkruan ambasadori në Twitter.

Lexo dhe:
Një vit pas tërmetit/ SHBA: Së bashku, do të vazhdojmë të rindërtojmë Shqipërinë